Krenar Arifi është aktori që ka luajtur personazhin “Sulo” te filmi “Lulëkuqet mbi mure” i realizuar 47 vite më parë dhe me regji të Dhimitër Anagnostit.
Në Report TV ai tregon detaje nga realizimi i filmit, por edhe emocionet nga ripunimi i tij teksa u soll te publiku në cilësinë 4K.
Arifi, në moshë të vogël kur mori pjesë në film, tregon se më pas të gjithë e thërrisnin “Sulo”, me emrin e personazhit të tij në film. Momenti më prekës i filmit është kur Sulo qëllohet nga forcat fashiste dhe ndërron jetë.
‘Sigurisht që shumë i impresionuar nga cilësia e filmit, se është e jashtëzakonshme të shikosh detajet me hollësi dhe të jep më shumë emocione.
Sigurisht shikojmë vetën në moshë të re, në moshë të fëmijërisë dhe kjo është diçka shumë interesante sepse nganjëherë të duket se nuk je ti, nganjëherë të kujtohen disa momente nga ajo periudhë, nga xhirimi i filmit, nga jeta e asaj kohe.