Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë bashkë prej më shumë se 8 vitesh. Ata kanë zgjedhur që romancën e tyre ta mbajnë larg syrit të publikut dhe fotot që postojnë në mediat sociale numërohet me gishtat e dorës.
Gjithsesi, pjesëmarrja e këngëtares në ‘Ferma VIP’ e ka ekspozuar pak lidhjen e tyre.
Sot, Çiljeta është suprizuar nga Albani me një parashutë në të cilën shkruhej “Partizani”, e cila fluturoi mbi “Ferma VIP”, në të dhe një dron me fotografinë e këngëtares.
Çiljeta u emocionua nga kjo surprizë, ndaj veshi fanellën e bashkëshortit për ta përshëndetur.
“Të dua shumë, o dashuria ime. O jetë, o dritë.”– tha këngëtarja.
lokimagazine