Lajme

Suspendohet polici i cili dyshohet se kanosi dy të tjerë në Fushë-Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës arrestuar dje një zyrtar policor në Fushë Kosovë.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosje”, raporton teve1.info

IPK-ja thuhet se ka pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor, që theksohet se është zyrtar i njësisë për mbrojtje të afërt i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë të cilët kanë qenë në detyrë.

“Inspektorati Policor kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor (zyrtar i njësisë për mbrojtje të afërt i cili ishte jashtë detyrës zyrtare) dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë të kanë qenë në detyrë. Dyshohet se kanosja ka ndodhur  pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën “Dardania”, në kryqëzim me rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë  kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor  i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.