Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare është arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
Sipas njoftimit, i dyshuari është identifikuar si Stefan Raduloviq, ndaj të cilit dyshohet për përfshirje në ngjarjen e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.
Lidhur me arrestimin ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se personat e përfshirë në sulme të tilla nuk do të mund t’i shmangen përgjegjësisë.
“Terroristët nuk kanë vend në vendin tonë dhe nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë. Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapen kudo që gjenden”, ka deklaruar Sveçla.
Ai ka shtuar se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë angazhimin për garantimin e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit në gjithë territorin e Kosovës.
