Lajme

Sveçla reagon pas arrestimit të dyshuarit për sulmin në Banjskë: Koha e tolerancës ka përfunduar, ata do të kapën kudo që hasen

Ministri i punëve të brendshmë, Xhelal Sveçla ka reaguar pas arrestimit të terrorist i dyshuar në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se terroristët nuk kanë vend në vendin tonë dhe as nuk do të mund të i ikin përgjegjësisë pafundësisht, përcjell “Bota sot”.

Koha e tolerancës ka përfunduar, tha tutje ministry.

Postimi i plotë

Terroristët nuk kanë vend në vendin tonë e as nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht. Sot, u arrestua edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, Stefan Raduloviq në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut.

Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapën kudo që hasën. Vazhdojmë pa ndalur për kushtetushmëri e ligjshmëri.

Të Ngjashme