Lajme

Sveçla takon Komandantin e KFOR-it, e uron për detyrën e re

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim njoftues Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se Sveçla e ka uruar Barduanin për detyrën e re si Komandant i KFOR-it në Kosovë duke ritheksuar përkushtimin e plotë të institucioneve tona për bashkëpunim të mëtejmë me KFOR.

“Siguria, paqja dhe stabiliteti i vendit tonë dhe jo vetëm mbeten kryesore andaj të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim e bashkëveprim të ngushtë me qëllim të realizimit të synimeve të përbashkëta”, thuhet më tej në komunikatë.