Pas 10 vitesh nga filmi i fundit, saga e “Mercenarëve” do të kthehet në kinëma. Në shtator, Sylvester Stallone do të bëjë bashkë shokët e tij të aksionit për filmin e katërt të kësaj sage, ku do të jenë protagonistë edhe Jason Statham, Andy Garcia dhe 50 Cent.
Kasti plotësohet nga Megan Fox, Tony Jaa, Iko Uwais, Randy Couture dhe Dolph Lundgren. Filmi ka regjinë e Scott Waugh.
Studioja Lionsgate e përshkruan kështu filmin:
“Një brez i ri yjesh i bashkohet yjeve të aksionit në këtë aventurë mbushur me adrenalinë. Të armatosur me çdo armë që munden, Mercenarët janë linja e fundit e mbrojtjes së planetit dhe ekipi që thirret kur mundësitë e tjera nuk janë zgjidhje”.