ShowBizzz

Sylvinho flet pas eliminimit nga Euro 2024: “Krenar për lojtarët e mi”

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior, ka dhënë një deklaratë për shtyp pas humbjes së Shqipërisë përballë Spanjës, në një rezultat 0-1.

Sylvinho u shpreh krenar për djemtë e kombëtares dhe për Shqipërinë:

Jam krenar, për lojtarët e mi, për vendin tim. Është hera e dytë që luajmë në këtë kompeticon, e kam thënë edhe më herët. Unë me të vërtetë jam i lumtur për shtetin, federatën, të gjithë tifozët. Unë kam jetuar në Tiranë, jam trajneri i parë që ka jetuar në Tiranë një vit e gjysmë, kam zbuluar shumë lojtarë të mirë dhe pajtohem me ju që njerëzit mund të supozojnë që Italia mund të shënonte 3 gola, Kroacia 3-4 e Spanja 5 gola. Por kemi vlerësuar punën që kemi bërë, jo vetëm kemi bërë punë taktikë por edhe kemi pasur besim. Kemi besuar që mund të konkurrojmë ndaj tre skuadrave të mëdha, ndaj skuadrave që shkojnë në gjysmëfinale e finale”, u shpreh ai.

Trajneri tha atë që mendojmë të gjithë mbi vështirësinë e grupit në të cilën qëlloi të ishte Shqipëria.

Grupimi përballë Italisë, Kroacisë dhe Spanjës u cilësua edhe si “grupi i ferrit”, për shkak të historisë që këto vende kanë në kampionatin europian dhe atë botëror.

Shorti ishte më të vërtetë i vështirë, grup i vështirë, nuk ishim mësuar të luanim në këto kompeticione. Ndaj kemi pasur një numër të konsiderueshëm të lojtarëve të rinj që janë shumë premtues. Shpresoj që të jenë në kombëtare për 10 vitet e ardhshme. Kemi një ekip të konsoliduar”, tha ai.

Dukej e paimagjinueshme që Shqipëria të ishte në këtë kompeticion në fillimin e vitit 2023. Synimi është të luajmë në evenimente të mëdha e të përmirësohemi, të arrijmë nivel më të lartë, të tentojmë të mësojmë e shkojmë më tutje. Ka gjëra që mund të përmirësojmë, e dimë si mund të luajmë, kemi synime të qarta. Kemi lojtarë të duhur për këtë gjatë, kemi punë për të bërë dhe nuk është e lehtë. Të gjithë duan të luajnë e të jenë pjesë e skuadrës, ky është synimi ynë. Kemi materialin e duhur për këtë, duhet të tentojmë të bëjmë hapin tjetër.

Unë si trajner, më duhet të them nuk do të ndryshoja eksperiencën e ballafaqimit me këta rivalë. Nuk kishte presion të lojës kundër Italisë, Kroacisë, Spanjës, nuk kishte presion të tillë, Lojtarët kanë dhënë çdo gjë që mundën në fushë, do ta mbajnë mend gjithë jetën. Kur të dalin përsëri në fushë, do ta kenë si eksperiencë të vlefshme për ta. Është me rëndësi për lojtarët dhe duhet të merret parasysh që askush nuk na ka turpëruar. Lojtarët e dinin që duhej të sakrifikonin që të luanim në nivelin e duhur dhe kanë dhënë përgjigje shumë të mira brenda fushës. Nuk do të ndryshoja asgjë!”

Më tej, Sylvinho falenderoi tifozët, të cilët e kanë përkrahur kombëtaren në fitore e në humbje:

Dua të falënderoj tifozët, të cilët na kanë përkrahur gjatë humbjes, barazimit dhe në fund të kësaj sonte. Kishte adoleshentë, që nuk kanë parë asnjëherë Shqipërinë të luajë në Europë dhe për ta ka qenë krenari e madhe. Është një përvojë e artë dhe kemi luajtur një ndeshje të vështirë”.



lokimagazine