ShowBizzz

“Sytë me zemra,” Princ Leka i shpreh dashurinë fotografes

Edhe pse përfliten për një lidhje, Princ Leka dhe fotografja Blerta Celibashi nuk e kanë pranuar publikisht romancën e tyre.

Mirëpo, një postim në instagram duket se ka thyer heshtjen. Blerta Celibashi ka postuar poezinë “ Në mundsh”, të interpertuar mjeshtërisht nga Reshat Arbana.

“Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ta hedh ty dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…”

Vlen të theksohet se Blerta është “sulmuar” nga fansat si shkaktarja e ndarjes së Princ Lekës dhe Elia Zaharias dhe kjo video është interpretuar si një mesazh për situatën ku është përfshirë.

Një nga personat që kanë komentuar është edhe Princ Leka, duke mbështetur publikisht fotografen. Mirëpo, ky veprim është marrë edhe si një konfirmim i raportit mes tyre.

Lidhja e Princ Lekës me fotografen Blerta Celibashi është diksutuar shumë në media pas lajmit ekskluziv që Revista Newsbomb solli në numrin e dhjetorit mbi përfundimin e historisë disa vjeçare të Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.

Çifti Mbretëror të cilët janë prindër të një vajze, Geraldinës, vendosën që t’i japin fund martesës së tyre.

Ndërkohë, nga një vëzhgim i shkurtër në rrjetet sociale Princ Leka dhe Blerta ndiqen me njëri-tjetrin në “Instagram”, madje ai e ka “follow” edhe në profilin e saj të punës.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb