Lajme

Takim mes diplomatësh, Wisner uron Hasanin për detyrën si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë

I ngarkuari me Punë i i SHBA në Tiranë, David Wisner ka uruar  Igli Hasani për detyrën e re si Ministër i Jashtëm.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur takimin mes dy diplomatëve, ku thotë se Wisner uroi Hasanin për emërimin e ri dhe e falenderoi për partneritetin e fortë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.

Gjithashti, fokus i bisedës ka qenë edhe situata në veri të Kosovës, ku palët ranë dakord se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku, ishte i papranueshëm dhe se personat e përfshirë në sulm duhet të përballen me drejtësinë.

Sakaq, mësohet se diplomati i SHBA shprehu gjithashtu mirënjohjen e SHBA për bujarinë e Shqipërisë në pritjen e të evakuuarve afganë, si dhe falenderoi ministrin Hasani për mbështetjen e Ukrainës në Këshilin e Sigurimit të OKB dhe kandidaturën e Shqipërisë për Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

“I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së, David Wisner, uroi ministrin e Jashtëm shqiptar Igli Hasani për emërimin e ri dhe e falënderoi për partneritetin e fortë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.

Ata diskutuan situatën në veri të Kosovës, duke rënë dakord se sulmi i 24 shtatorit ishte i papranueshëm dhe se personat e përfshirë në sulm duhet të sillen para drejtësisë. Z. Ëisner shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për bujarinë e Shqipërisë në pritjen e të evakuuarve afganë në pritje të rivendosjes.

Ai falënderoi gjithashtu ministrin Hasani për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kandidaturën e Shqipërisë për Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut”, thuhej në njoftimin e Ambasadës.