Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se në mbledhjen që do të mbahet me kolegjiumin e degëve të partisë do të trajtohet për situatën paszgjedhor.
Ai nuk ka treguar nëse në këtë takim do të diskutohet edhe kërkesa e disa degëve dhe nëndegëve për dorëheqjen e Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë.
“Takim i kolegjiumi të degëve të LDK-së, në situatë paszgjedhore është pjesë e punës, ku kryetari i LDK-së dhe organet fillojnë me trajtua situatën paszgjedhore. Pas përfundimit të takimit dikush do të dal të flet”, ka thënë ai për media para takimit.
Dega e Pejës dhe Lipjanit si dhe disa nëndegë e emra të përvecëm kanë kërkaur dorëheqjen e Abdixhikut pas rezultatit zgjedhor të 7 qershorit, ku LDK doli e treta me 18 ulëse të fituara në Kuvend.
Haziri nuk është përgjigjur kur është pyetur nëse ka takime me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve./teve1.info/
