Lajme

Takimi i Ministrave të Jashtëm, Igli Hasani: Shqipëria është e nderuar të presë Procesin e Berlinit

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka njoftuar përfundimin e takimit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, i cili u mbajt për herë të parë në Tiranë dhe në Ballkanin Perëndimor.

“I jam mirënjohës kolegëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për pjesëmarrjen dhe shkëmbimet e tyre rreth çështjeve me interes të përbashkët dhe kritike për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën në tërësi”, shkruan Hasani.

Më tej, ai thotë se Shqipëria është e nderuar të presë Samitin e këtij viti, si një dëshmi e angazhimit për stabilitetin në rajon.

“Sapo përfunduam Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit që u mbajt për herë të parë në Tiranë dhe në Ballkanin Perëndimor. I jam mirënjohës kolegëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për pjesëmarrjen dhe shkëmbimet e tyre rreth çështjeve me interes të përbashkët dhe kritike për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën në tërësi.

Shqipëria është e nderuar të presë Samitin e këtij viti, një dëshmi e angazhimit tonë të vendosur për integrimin, zhvillimin dhe stabilitetin në rajon”, shkruan Igli Hasani, shefi i diplomacisë shqiptare që priti këtë të premte në Tiranë homologët e tij nga Evropa dhe Ballkani.