24
Koreografi i njohur, Ilir Shaqiri, ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel.
Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP” foli pak edhe për familjen e tij.Tashmë të gjithë e dimë lidhjen e tij të ngushtë me të bijën, Emily, e cila gjithashtu është një artiste si ai. Gjatë bisedës, Iliri foli për librin që ka shkruar vajza e tij, por edhe për ‘dhëndrin’.
Pyetja:Emily ka video shumë të bukura dhe argëtuese me të dashurin e saj. Çfarë mendon babi Ilir për këtë?Ilir Shaqiri: Babi bëri një gjë shumë të bukur. E takova Emily-n, e shikoja që rrinte pak shtrëngueshëm. I thashë ‘ke ndonjë gjë për të më thënë, si është puna?’.
Më tha ‘jo’. Bëmë dhe dy shkallë të tjera dhe i them ‘zbraze se po e kuptoj se do të më thuash diçka’. ‘Jam njohur me një djalë, pëlqej një djalë’. Unë ‘kush është ky?’.I thashë që ta sillte në shtëpi dhe ajo nuk e priste këtë. Më mirë ta njoh më shpejt se sa më vonë.
Gjëja e dytë superlative që kam bërë dhe jam krenar për këtë, kur do iknim në Siçili për Pashkë, kishim 1 javë pushime, i thashë që të vinte me ne. E di pse e mora me vete?Erdhi momenti i biletave, ne jemi me qen dhe mace. Makina nuk i merr të gjithë, unë e dija këtë.
Po shikoje sa larg pashë. Ju thashë Emily-t dhe Emanuelës që të iknin me tren dhe të merrnin macet. Kurse unë, qeni dhe ky tjetri, po marrim makinën dhe po bëjmë 8 orë rrugë. Në makinë me një person njihesh në rrugë të gjata. 8 orë filloi një muhabet shumë i këndshëm.
Kuptova atë që është ai djalë dhe vlerësova tipin sportiv, pjesëmarrës.
E sprovoja në ca gjëra.
ks