Lajme

​Takimi me Kurtin, ky është qëndrimi i Hamzës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për takimin e mbrëmshëm me kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha se kanë diskutuar për situatën aktuale politike, nevojën e miratimit të projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Hamza, duke hyrë në Kuvendin e Kosovës, tha se për PDK-në prioritet është miratimi i projektligjit për Dhomat e Specializuara, pastaj janë të hapur për të diskutuar për çështjen e presidentit.

Takimi me Kurtin, ky është qëndrimi i Hamzës

“Situata aktuale politike, me prioritet projektligji për Dhomat e Specializuara, por edhe tema të tjera, duke përfshirë temën edhe të presidentit. Për neve, PDK, projektligji është pika e parë. Nuk kemi folur për emrat, por nëse kalohet ligji, këtë nuk po e them si detyrim, po si nevojë. Nëse kalohet ligji, jemi të hapur për të diskutuar për tema të tjera”, tha ai.

Të Ngjashme