Edi Rama, me anë të një videostory në rrjete sociale, foli për shtrembërimin e hundës së tij, pas komenteve nga qytetarët se i është shtrembëruar duke konsumuar lëndë narkotike.
Rama thotë se ky shtrembërim është një shenjë që do t’i mbesë gjithë jetës pasi vite më parë kanë tentuar ta ekzekutojnë.
“Shoh që ka herë pas herë njerëz që merren me hundën time, me këtë asimetrinë këtu…falë edhe kontributit të algoritmit që ka ndërmjetësuar qenërinë politike të Shqipërisë jashtë këtyre pasqyrave dixhitale me ato që jetojnë në këto pasqyra, vjen ajo ironia e mallit, drogës, shtrembërimit.
Ky shtrembërim këtu është shenja që trupi im do ta mbajë gjithë jetën nga një tentativë për të më fshirë nga faqja e këtij dheu ku unë kam lindur, jam rritur dhe jam sot këtu sepse edhe këtë gjurmë s’e kam nga ndonjë arsye tjetër.”- tha Rama.
