Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka paralajmëruar veprime të reja nga partia e saj, duke theksuar se Kosova tashmë është jashtë çdo afati dhe se situata kërkon hapa konkretë.
Para fillimit të seancës konstituive, Musliu tha se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe se hapi i ndërmarrë, sipas saj, mundëson rikthimin e kushtetutshmërisë.
“Kosova nuk ka kohë të humbasë. Jemi jashtë çdo afati.
Ky është hapi që na mundëson kthimin e kushtetutshmërisë. Tani do t’i shihni veprimet e PDK-së”, deklaroi Musliu para mediave.
