Lajme

Tanket izraelite sulmojnë spitalin “Al Shifa”

Ushtria izraelite bastisi spitalin më të madh të Gazës në orët e para të mëngjesit, pasi Izraeli dhe Hamasi dukej se ishin afër një marrëveshjeje për të siguruar lirimin e pengjeve në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm dhe shumëditor.

Tanket izraelite sulmuan Al Shifa në agim, sipas një gazetari brenda kompleksit spitalor.

“Ne mund t’i shohim ata duke drejtuar tanket në spital. Ne nuk jemi të sigurt nëse ushtarët janë brenda spitalit”, sipas një gazetar për agjencinë palestineze të lajmeve Ëafa.

Pati shkëmbime me armë zjarri në oborr, ndërsa qindra punonjës dhe pacientë janë ende brenda spitalit, së bashku me disa mijëra njerëz që kanë kërkuar strehim nga sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit.

Drejtori i shërbimeve shëndetësore në Rripin e Gazës, Munir Abu Al Ris, i tha televizionit Al Jazeera se forcat e ushtrisë izraelite po operojnë brenda spitalit Shifa.