ShowBizzz

Tashmë një zonjushë e vërtetë, sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas mbushi së fundi 21  vjeç dhe prindërit, postuan në këtë ditë të vecantë, mesazhe e foto prekëse të vajzës së tyre. “Gëzuar ditëlindjen për vajzën time të bukur @carys.douglas! Ti je gëzimi i jetës sime. 21 vite dukë të parë teksa lulëzojë në vajzën e re të pabesueshme që je sot, kjo është një dhuratë nga Zoti që e vlerësoj çdo ditë të jetës sime. Faleminderit që je ti! Të dua me gjithë zemrën time! Mami”, ka shkruar Catherine Zeta Jones.

Tashmë një zonjushë e vërtetë, sa e bukur

“Të dua mami, faleminderit për gjithçka. Shumë krenare që jam vajza jote”, iu përgjigj postimit vajza e aktores. “Gëzuar ditëlindjen Carys im i dashur! Ti më sjell mua dhe botës shumë lumturi”, ka shkruar dhe Michael në llogarinë e tij në Instagram.

Tashmë një zonjushë e vërtetë, sa e bukur

Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas formojnë një nga çiftet më jetëgjatë të Hollivudit. Ata kanë qenë të dashuruar për më shumë se dy dekada, ndërsa dëshmuan se mosha nuk mund të jetë pengesë për dashurinë e vërtetë. Catherine Zeta-Jones (54) dhe Michael Douglas (79) ndajnë të njëjtën ditëlindje, të dy të lindur më 25 shtator, vetëm se me 25 vjet distancë nga njëri-tjetri.

Tashmë një zonjushë e vërtetë, sa e bukur



bal