ShowBizzz

Tatuazhi i Ledrit: Mesazhi i koduar pas shkrimit në hebraisht

Ledri Vula ka shtuar një tjetër detaj në trupin e tij dhe sigurisht që sytë e rrjetit e kapën menjëherë.

Në fotot e fundit të shkrepura nga Klevin Halili, reperi ka marrë vëmendjen me tatuazhin në krahun e tij të majtë, fiks sipër asaj zemrës së zezë që e kemi parë shpesh në paraqitjet e tij. Këtë herë, ai ka zgjedhur të gdhendë një tekst në gjuhën hebraike.

​Për të gjithë ju që po pyesni se çfarë saktësisht do të thotë “אין אהבה”, përkthimi është shumë i qartë dhe i prerë: “Nuk ka dashuri”.

Pas një periudhe ku jeta e tij private dhe ndarja kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, ky rresht i shkurtër duket që vjen fiks si një përditësim i statusit të tij aktual. Pa dhënë deklarata apo pa folur gjatë nëpër media, Ledri thjesht po tregon se për momentin kapitulli i dashurisë është mbyllur.

Kjo është një lëvizje e drejtpërdrejtë e reperit për të thënë atë që mendon, duke e lënë lëkurën të flasë vetë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Të Ngjashme