Vite përpara se
ë shkruante këngën e saj hit “Love Story”, ajo pati një shpërthim të paharrueshëm në adoleshencë ku i bërtiti të atit: “Por babi, unë e dua atë!”.
Ky moment u kujtua në një intervistë të vitit 2008 me PopSugar, ku Swift u frymëzua për këngën. “Këtë këngë, e shkrova menjëherë pas zemërimit tim tipil adoleshent që kam bërë ndonjëherë gjatë gjithë jetës sime”, tha ajo.
“Më kujtohet që bërtisja diçka si ‘Por babi, unë e dua atë!’ dhe duke vrapuar jashtë dhe duke u futur në dhomën time dhe duke përplasur derën, u ula në dysheme dhe shkrova këtë këngë”.
Swift publikoi “TTPD” gati 16 vjet më vonë, dhe përfshin pak nga ai moment dramatik. Në këngë, ajo këndon: “Tani po vrapoj me fustan të zbërthyer / Duke bërtitur “Por babi e dua atë!”.
Teksti tregon një histori të një dashurie të ndaluar me një burrë të refuzuar nga prindërit e saj dhe banorët e qytetit. Pas publikimit të këngës, shumë fansa spekuluan se ajo i referohej romancës së saj të shkurtër me Matty Healy, frontmeni i The 1975, i njohur për veprimet e tij jo të hijshme.
Megjithatë, fansat besojnë gjithashtu se Swift në fund flet për marrëdhënien e saj me yllin e NFL, Travis Kelce. Në fund të këngës, ajo këndon për familjen e saj që pranoi partnerin e saj: “Tani po kërcej me fustanin tim në diell dhe / Edhe babi im thjesht e do / Unë jam zonja e tij, dhe o Zot”.
bal