Taylor Swift dhe Travis Kelce janë kthyer në Amerikë.
Këngëtarja 34-vjeçare dhe kampioni poashtu 34-vjeçar u panë bashkë në një drekë në Nobu të dielën.
Kjo drekë vjen pasi ata kohët e fundit ishin me pushime në Bahamas.
Çifti u pa ulur jashtë në oborr për të ngrënë, dhe më pas, u panë të kapur për dore teksa dolën nga restoranti.
Një burim i brendshëm zbuloi së fundmi se Taylor dhe Travis kanë kaluar kohë së bashku në Los Angeles gjatë kohës së saj të lirë nga turneu.