ShowBizzz

Taylor Swift habit me rrëfimin e saj: Ja si “hakmerret” ndaj atyre që e kritikojnë

Taylor Swift ka treguar se i pëlqen t’i “tallë” kritikët e saj, ndërsa foli për mënyrën se si përballet me nivelin “e pakontrollueshëm” të famës së saj, gati dy muaj pas dasmës së saj luksoze me Travis Kelce-n.

Superylli 36-vjeçar riktheu në kujtesë karrierën e saj gjatë një bisede retrospektive për The Icon Sessions, të hënën, të organizuar nga Recording Academy’s Songwriters & Composers Wing, transmeton Indeksonline.

Gjatë intervistës, e cila u zhvillua më 18 gusht, Swift foli për vendimin e saj për të mos lejuar që perceptimi negativ i publikut të ndikojë apo frenojë procesin e saj krijues.

“Ndonjëherë kjo më jep edhe më shumë shtysë. Ndonjëherë, kur njerëzit tallen me mua, është vërtet argëtuese t’i tallësh edhe ti në këmbim”, tha ylli, e cila kishte veshur një fustan elegant ngjyrë menteje.

“Ndonjëherë më pëlqen të përdor fjalë që ata duhet t’i kërkojnë në internet për të kuptuar se çfarë po thonë kur më shajnë”, tha me shaka fituesja e çmimit “Grammy”.

“Por kam kaluar nëpër disa procese dhe mekanizma përballimi gjatë viteve. Dhe njëri prej tyre është t’i them vetes: ‘Ti e zgjodhe këtë. Ti e zgjodhe këtë çdo ditë. Mund të kishe hequr dorë nga kjo në çdo moment, përpara se gjithçka të bëhej e pakontrollueshme’”.

Të Ngjashme