ShowBizzz

Taylor Swift nuk do të performojë në Grammy

Ndryshe nga sa pritej, Taylor Swift nuk do të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy. Thashethemet kanë qarkulluar për disa kohë, por sipas ET, tani janë vërtetuar.

34-vjeçarja Swift do të jetë e pranishme në ceremoninë e 4 shkurtit në Los Angeles, por në sallë, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja është nominuar gjashtë herë me albumin e saj Midnights. Në karrierë tashmë ka fituar dymbëdhjetë nga çmimet prestigjioze të muzikës.

Ai që do të performojë më 4 shkurt është Joni Mitchell. Joni ka fituar nëntë çmime Grammy gjatë karrierës së saj. Është hera e parë që ajo performon në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Në skenë janë edhe Dua Lipa, Burna Boy, Billie Eilish, Luke Combs, Travis Scott, Olivia Rodrigo dhe Billy Joel.



ks