ShowBizzz

Tayna e vazhdon ‘përplasjen’ me ish-menaxherin e saj, ky është reagimi i fundit nga ajo

Reperja e njohur Tayna është përfolur gjatë kohëve të fundit për largimin e saj nga label-i “Friends Entertainment”.

Dyshimet për një ndarje jo të qetë janë përhapur, pasi këngëtarja ka lansuar projektin e saj të ri muzikor “Si ai” në kanalin e saj zyrtar në YouTube, një projekt që papritur u fshi.

Ky veprim ka sjellë një valë reagimesh dhe spekulimesh rreth marrëdhënieve profesionale dhe kontratave të ndërprera mes artistes dhe menaxherit të saj.

Në përgjigje të kësaj situate, Rinor Hykolli ka dalë me një deklaratë të fortë duke theksuar se ai ka qenë një figurë kyçe në karrierën e Taynës, duke e bërë atë yll, dhe hedh akuza ndaj së fundit si një person mosmirënjohës që ka vepruar pas shpinës së tij.

Tayna, nga ana e saj, nuk është mbajtur larg nga përplasjet dhe ka zgjedhur të reagojë me një deklaratë të sajën.

Ajo ka shprehur qëndrimin dhe ndjenjat e saj në lidhje me situatën, megjithëse detajet specifike rreth zënkës mes saj dhe ish-menaxherit të saj vazhdojnë të mbeten të paqarta për publikun.

Postimi i plotë i Taynës në Instagram (pa ndërhyrje)

“Artisti s’ekziton pa talentin! Se ku hyn ti këtu, vetëm ti e di. Prej dashnisë kam ardhë me shumë mund jam rritë. Zoti më dhuroi talentin me ia tregu botës se kush jam, e jam falënderuese e tij për këtë deri në përjetësi.

E kam vlerësu punën e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi gjithmonë, aq sa kam besuar në ta e sy mbyllur kam ecë me ta… e ndoshta kjo ka qenë gabim. E meqë qenka merita jote që prodhoke artistë e meqë je burrë (…) atëherë bëj artiste dikë tjetër, më lër mua mosmirënjohësen. Të tjerat ia lë drejtësisë. Kanë dosje të madhe me analizu e studiu. Si biznesmen që je, burrë fabrikë Artistësh, paç fat”, shkroi Tayna në Instagram.