Lajme

“Te ‘5-sa’ më dërgoi Tur Hysko”, Albano Bogdo flet për problemet e shëndetit mendor

Albano Bogdo i ftuar në Podcastin “Garage Lock” nga Eugent Bushpepa dhe Renis Gjoka, ka folur në lidhje me problemet që ka patur me shëndetin mendor.

Ai është shprehur se vuante nga sulmet e atakut të panikut që në adoleshencë, por që mjekët nuk kishin arritur të kuptonin problemin e vërtetë që ai kishte.

Aktori ka treguar se ka qenë Turjan Hysko, atë kohë producenti i emisionit “Apartamenti 2XL”, që e ka ndihmuar që të përballet me problemet e shëndetit mendor dhe që të arrinte t’i kuronte ato. Hysko e ka dërguar Bogdon tek një psikolog dhe më pas te “5-sa, Spitali Psikiatrik i Tiranës.

Ai tha se kishte frik të shkonte në spital se mos e mbyllnin në spital pa dëshirën e tij, por më pas ka marrë trajtimin e duhur për t’u kuruar.

“Unë kisha vite që vuaja nga ankthi derisa u përshkallëzua në atak paniku, vetëm skizofrenia ja kalon atakut të panikut. Më çoi Turi tek 5-sa, më çoi tek një psikologe, ajo e kuptoi që nuk kisha lidhje fare dhe e kuptoi që duheshin medikamente. I tha Turit që duhet ta çosh tek një psikiatër.

Të nesërmen Turi më thotë që do të shkojmë tek 5-sa. I thashë tek kush 5-së do të shkojë unë? Herën e parë doktori më ka vizituar tek makina e Turit. I thosha të shkoj aty brenda të më mbyllin, e di që s’do më lini të dal. Thashë po më mbyllin brenda me stil. Kisha dëgjuar që të lidhnin. Herën e dytë që kam hypur, ishte një spital si të gjithë të tjerët dhe pavioni ku ishin pacientët ishte normal fare, jo si ata që kemi parë nëpër filma. Ma sugjeroi mjeku, futemi në pavion më tha. Mendova nuk ishte e para me të futur, është e dyta tani.

Se dera e pavionit ishte me çelës, doktori më tha janë 20 mjekë brenda. Thjesht tha mbyllim derën se mos del njeri jashtë dhe dëmton veten. U futa në pavion, qëndrova 1 orë dhe mu mbushën sytë me lot, kuptova sa me fat jam. Kisha sëmundjen më të lehtë nga të gjithë”, tha Albano Bogdo.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo