Britania është në kërkim të tre të rinjve shqiptarë që akuzohen për një vrasje në Leamington Spa.
Autoritetet britanike japin një shpërblim prej 10,000 paund për këdo që jep informacion për vendndodhjen e personave në fjalë.
Policia britanike është në kërkim të Kevin Vucini 25 vjeç, Brigen Qarrica 21 vjeç dhe Rrezon Cengu 22 vjeç, të tre me origjinë nga Shqipëria.
Autoritetet e “Crimestoppers” po ofron një shpërblim prej 10,000 £ për informacion mbi vendndodhjen autorëve, që do të thotë se ofrohen gjithsej 30,000 £.
Personat në fjalë akuzohen se kanë qëlluar me armë për vdekje Ben Daly, 30 vjeç, Ai u qëllua me armë, ndërsa pak orë më pas ndërroi jetë në spital.
Nuk dihet ende shkaku i përplasjes mes personave në fjalë që i shkaktoi dhe vdekjen 30-vjeçarit.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo