Shkencë & Teknologji

Të ardhurat e Apple rriten pavarësisht rënies së shitjeve të iPhone

Raporti më i fundit financiar i Apple ofroi një panoramë disi të paqartë të asaj çfarë e pret kompaninë në të ardhmen. Gjiganti i iPhone raportoi 124.3 miliardë dollarë të ardhura për tre mujorin e fundit të 2024, një rritje me 4 përqind.

Fitimi i kompanisë ishte 36.33 miliardë dollarë, një rritje me 7.1 përqind krahasuar me vitin e kaluar kur kishte 33.92 miliardë dollarë të ardhura.

Rritja erdhi edhe pse shitjet e iPhone nuk ishin në nivelet e pritshme për shkak të një rënie prej 11.1 përqind në Kinë. Ky biznes gjeneroi 18.51 miliardë dollarë të ardhura.

Tregu më i madh në botë i smartfonëve ka qenë sfidues për Apple nisur nga konkurrenca e egër nga prodhuesit vendas si Oppo dhe Vivo. Ndërsa të ardhura nga Mac dhe iPad u rritën me 15 përqind gjatë tre mujorit të fundit falë lançimit të iPad Mini, iMac, Mac Mini dhe MacBook Pro. Shërbimet, ku përfshihen bizneset e Apple TV+, Apple Music dhe iCloud, pati një rritje me 14 përqind.

TS Poll - Loading poll ...

Kompania tani ka një bazë instalimesh prej 2.35 miliardë pajisjesh aktive nga 2.2 miliardë një vit më parë. Cook gjithashtu theksoi se Apple ka 1 miliardë abonime në aplikacionet e saj. /PCWorld Albanian