Lajme

Të dehur dhe me shpejtësi, rreth 10 mijë gjoba në një javë për shoferët e pabindur

Gajtë javës që lamë, policia rrugore ka vendosur rreth 10 mijë gjoba për të gjtihë drejtuesit e mjeteve të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia rrugore ka bërë bilancin gjatë javës lidhur me drejtuesit e mjeteve të cilët kanë qenë të pabindur në respektimin e rregullave.

19 shoferë janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, drejtim automjeti në efektin e lëndëve narkotike si dhe për korrupsion aktiv.

9657 drejtues mjetesh janë gjobitur për shkelje të ndryshme, si përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve, parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit dhe qëndrim të gabuar.

42 leje drejtimi janë pezulluar, ndërsa 15 automjete janë bllokuar për detyrime të pashlyera ose për mungesë dokumentacioni.

Policia rrugore iu bën apel përdoruesve të rrugës që të tregohen të kujdesshëm në respektimin e rregullave të qarkullimit në mënyrë që të mos jenë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo