Deputetët e Partisë Demokratike mbështetës të grupimit Berisha-Bardhi kanë paralajmëruar protestë për ditën e hënë, 5 shkurt ora 16:30 para Kuvendit.
Ata do të ngrihen në protestë për përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës, për mosngritjen e komisioneve hetimore si dhe për mosndryshimin e përbërjes së komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore.
Lidhur me protestën që do të mbahet të hënën foli sot sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Noka tha se Partia Demokratike nuk do të nënshktrohet sado që të tentojnë dhe të përpiqet i Edi Ramës.
Noka tha se opozita do të dalë në protestë për t’u thënë, për të njëmijtën herë, shqiptarëve dhe botës se, Edi Rama dhe Erion Veliaj janë pronarë faktikë të inceneratorëve dhe, se duhen hetuar si të tillë.
“Kjo krizë kombëtare, ky hon i madh rreziku, që Edi Rama ka hapur si asnjëherë më parë ndërmjet palëve, duke kërkuar asgjësimin e opozitës, të kundërshtarit politik si armik, na fton që të ngrihemi. Të gjithë bashkë. Të hënën ne dalim në protestë te Parlamenti që Rama ka bllokuar, sepse ai është kuvendi i përfaqësuesve të popullit opozitar, të popullit shqiptar, jo të Lindës së radhës.
Sonte, të hënën dhe cdo ditë, ne dalim te Rruga e Shpresës për t’i thënë JO burgosjeve politike, pavarësisht nëse ato janë për Sali Berishën, Fredi Belerin apo Arben Ahmetajn. Ne dalim kundër porosive dhe pritave që zbaton SPAK-u për hatër të Edi Ramës.
Të hënën ne mblidhemi për t’i thënë shqiptarëve dhe botës se, pse Amerika e dënon McGonigalin për tradhti dhe korrupsion, por SPAK, kantautorin, bashkëautorin dhe bashkëfajtorin e agjentit të FBI, e lejon të dalë e të shesë dokrra, si luftëtar i anti-korrupsionit?! Të hënën ne dalim për t’u thënë, për të njëmijtën herë, shqiptarëve dhe botës se, Edi Rama dhe Erion Veliaj janë pronarë faktikë të inceneratorëve dhe, se duhen hetuar si të tillë. Ne dalim për të mos lejuar që pushteti i Ramës të nxjerrë jashtë ligjit forcën e parë të pluralizmit, Partinë Demokratike. Për të mos lejuar që Rama i etërve të burgosë dhe dënojë, me këlyshët e rilindur të Sigurimit, liderin historic, jo vetëm të forcës sonë, por të pluralizmit shqiptar”, tha Noka.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo