
Debatet për brekët kanë qenë kryefjala e këtij Big Brother Vip. Nisi nga Egla me Julin, u pasua nga Graciano dhe tani “stafetën” e morën Ilnisa dhe Françeska.
Dy banoret e shtëpisë së BBV të cilat me sa duket nuk e kanë aspak qejf njëra-tjetrën u zunë sot për muhabet brekësh.
Sherri nisi nga kritikat për punët e shtëpisë. Ilnisa u ankua se Françeska nuk lan asnjë enë në kuzhinë. Kaq u desh që kjo e fundit të shpërthejë ndaj Ilnisës. Françeska tha se bën shumë punë në shtëpi dhe se madje ka larë edhe mbathjet Ilnisës dhe të gjithë shtëpisë.
Ilnisa iu përgjigj Françeskës duke thënë se ajo është gënjeshtare e madhe.
Pjesë nga debati
Françeska: Unë nuk rri me duar në xhepa…unë kam larë brekët e tua sa për informacion, të gjithë shtëpisë. Unë kam larë brekët e shtëpisë.
Ilnisa: Unë i laj vetë rrobat e mia…je gënjeshtare e një cikli të rëndomtë!
© Video Credits: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb