Studimi u krye nga Universiteti i Kolorados në Boulder, i cili ekzaminoi mbi 130 tipare të karakterit. Rezultatet e studimit janë publikuar në Nature Human Behavior dhe kanë konfirmuar tezën.
Doli se, në çiftet e studiuara, partnerët kishin më shumë gjasa të ishin të ngjashëm sesa jo. Janë marrë në analizë tipare të tilla si prirjet politike, mosha e marrëdhënies së parë seksuale dhe zakonet e përdorimit të substancave.
Kishte vetëm një përqindje të vogël (3%) të individëve që prireshin të merrnin parasysh ata që ishin të ndryshëm nga ata. Studiuesit gjithashtu morën parasysh të dhënat nga studimi i parë mbi “afinitetet në çift”, i kryer në 1903.
Më vonë, ata kryen gjithashtu një meta-analizë, duke ekzaminuar 22 tipare në 199 studime me miliona çifte. Përveç kësaj, ata përdorën një grup të dhënash të quajtur UK Biobank për të studiuar 133 tipare, duke përfshirë shumë që studiohen rrallë, në gati 80,000 çifte të seksit të kundërt në MB.
Tipare të tilla si qëndrimet politike dhe fetare, niveli arsimor, ato që lidhen me përdorimin e substancave dhe alkoolit, dhe IQ treguan korrelacione veçanërisht të larta; ndërsa, për disa tipare emocionale si ekstroversioni, nuk u gjet shumë korrelacion.
Tanya Horwitz, autorja e parë e kërkimit, shpjegoi: “Njerëzit kanë teori që ekstrovertët i duan introvertët ose ekstrovertët njerëzit si ata, por është si të hedhësh një monedhë: ekstrovertët kanë po aq gjasa të përfundojnë me ekstrovertë sa me introvertë.”
Lidhur me aspektet e fushës së gjenetikës, Matt Keller, gjithashtu një autor i studimit, shtoi:
“Shumë modele gjenetike supozojnë se çiftëzimi i njerëzve është i rastësishëm. Ky studim tregon se ky supozim është ndoshta i gabuar, (..) njihet si ‘mating assortative’” (dukuri në të cilën çiftëzohen individët me tipare të ngjashme).