Është e mahnitshme sesa mund të përfitojmë nga gjërat e vogla.
Të bëni një dush të nxehtë është një nga këto gjëra, pasi që sjell të mira shëndetësore të paimagjinueshme.
Telegrafi sjell disa nga të mirat shëndetësore që ofron dushi i nxehtë.
E përmirëson qarkullim e gjakut
Nëse futeni në ujë të nxehtë deri te qafa, është si një lloj i ushtrimeve për venat tuaja. Kjo për shkak se uji krijon shtypje fizike në trup dhe e rrit kapacitetin e zemrës. Me fjalë të tjera, kur ne jemi brenda ujit të nxehtë, zemra jonë punon më shpejtë dhe më fuqishëm.
Na ndihmon të flemë
Uji i nxehtë e relakson trupin dhe na përgatit për gjumë. Kur një trup i tensionuar hyn në ujë të nxehtë, uji i nxehtë e rrit temperaturën e trupit dhe i relakson muskujt, gjë që na ndihmon të relaksohemi fizikisht, por edhe mendërisht.
Ulë nivelin e lartë të shtypjes së gjakut
Një studim i fundit ka treguar se uji i nxehtë ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut, por para se ta bëni këtë duhet të konsultoheni me doktorin pasi që uji i nxehtë edhe mund t’i shpejtojë të rrahurat e zemrës.
I zvogëlon dhimbjet e kokës
Shumica e dhimbjeve të kokës shkaktohen nga venat e ngushta që gjenden në kokë. Efekti pozitiv i ujit të nxehtë është se bën presion te venat për t’u zgjeruar dhe rrjedhimisht e shëron dhimbjen e kokës.