Ka shumë gjëra për të cilat njerëzit janë të gatshëm të bëjnë kompromise çdo ditë: vendi ku do të hani darkë, kur do të largoheni nga një festë, kush është përgjegjës për punë të caktuara në familje dhe lista vazhdon. Por, ka të ngjarë që çiftet nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë vetëm për një gjë: ana e shtratit ku flenë.
Kjo kthehet në një çështje debati, sidomos në fillimet e lidhjes, pasi partnerët priren të zgjedhin një anë të krevatit dhe të mos u ndahen më. “Njerëzit krijojnë një rutinë të gjumit në një anë të caktuar të shtratit dhe ndryshimi i rutinës mund ta bëj më të vështirë rehatinë dhe mund të përkeqësojë cilësinë e gjumit,” thotë Shelby Harris, eksperte e gjumit.
Kjo bën sens se pse njerëzit ndihen kaq fort të lidhur pas anës së tyre të shtratit. Por, sipas ekspertes së intimitetit, Courtney Hurin, ndryshimi i anës me partnerin/en mund të ndihmojë në përmirësimin e intimitetit në çift.
#1 Gatishmëria për kompromis
Marrëdhëniet kanë të bëjnë me kompromisin dhe aftësia për t’u përshtatur me nevojat e partnerit/es do t’ju afrojë më shumë me njëri-tjetrin pavarësisht nga situata. Të pranosh të ndryshosh anën me gjysmën tjetër tregon dëshirën tënde për ta kthyer rehatinë e partnerit/es në prioritet.
#2 Përforconi intimitetin
Të ndash diçka aq personale sa hapësira e gjumit me një person tjetër është diçka jo e lehtë. Ndryshimi i vendeve me partnerin/en në shtrat mund ta përforcojë intimitetin brenda marrëdhënies, pasi nënkupton një nivel besimi dhe rehatie mes çiftit.
#3 Rindizni shkëndijën e intimitetit
Duke thyer rutinën e gjumit, me provimin e një pozicioni të ri në shtrat ju mund të rindizni intimitetin me partnerin/en. Kaloni njëherë në anën e partnerit dhe mendoni pak se ku mund t’ju çojë ky spostim…
Nëse jeni kuriozë për ndikimin që mund të ketë ndryshimi i vendeve të fjetjes me partnerin/en, bëjeni ndryshimin që sot, por mos harroni se përshtatja kërkon kohë dhe durim.