Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar i kanë mbërritur në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se kjo është arritje dhe simbol i dedikimit drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura.
“Dronët #Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri! Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.
Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes. Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, shkruan Peleshi.
Kujtojmë që muaj më parë Peleshi bëri me dije se pranverën e vitit 2024 në vend do të vinin dronët model “Bayraktar” të prodhimit turk.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo