Kur vjen puna te lidhjet romantike, posesiviteti renditet si një ndër problematikat kryesore që të gjithë duan të shmangin në një pikë të jetës.
Vetë kjo karakteristikë mund të vijë nga shumë faktorë, duke nisur nga pasiguria, frika e braktisjes, ose thjesht dëshira për të kontrolluar gjithçka rreth vetes. Edhe pse vetë posesiviteti nuk është gjithmonë diçka e keqe, kur manifestohet me sjellje ekstreme si xhelozi e tepruar, manipulim dhe mungesë besimi, gjasat që marrëdhënia të mos funksionojë janë shumë të larta. Me tej, do t’ju listojmë 3 shenjat e horoskopit që kanë gjasa më të larta për të pasur sjellje posesive në një lidhje romantike:
Demi
Demët njihen për besnikëri dhe lidhjen e ngushtë me partnerët e tyre. Por besnikëria, mund të nxisë në disa raste sjellje posesive prej pasigurisë që kanë nëse partneri do qëndrojë në marrëdhënie. Bashkë me kërkimin e vazhdueshëm për validim, Demët janë të prirur të prishin marrëdhëniet më këto sjellje.
Gaforrja
E dimë të gjithë sa emocionale janë Gaforret. Në lidhje ata vlerësojnë sigurinë dhe stabilitetin dhe kjo i bën të kenë sjellje posesive prej natyrës. Xhelozia dhe pasiguritë ushqen ndjesitë e tyre shumë protektive ndaj partnerit.
Akrepët
Akrepët janë të njohur si shenja që krijon lidhje të thella emocionale dhe kjo i nxit të kenë sjellje posesive ose të shikohen si të tillë. Por nga ana tjetër, akrepët janë besnikë dhe duan të tregohen mbrojtës ndaj partnerëve.