ShowBizzz

“Të q*** r***”/ E pyetën për Mimoza Ahmetin, shpërthen Egla Ceno

Aktorja Egla Ceno ka zhvilluar së fundmi një replikë virtuale me një prej ndjekësve në platformat sociale, pas një komenti lidhur me shkrimtaren Mimoza Ahmeti.

Komentuesi pretendoi se aktorja mban qëndrim negativ pasi pretendon se u injorua kur i kërkoi një libër Ahmetit gjatë një transmetimi.

Në sqarimin e saj, Ceno hodhi poshtë këto aludime, duke thënë: “Unë të paktën kërkoj libra, jo lek.

Hiç nuk jam ndjerë e injoruar, do kërkoja libra gjithë jetën.”

Më tej, aktorja e zhvendosi theksin e përgjigjes së saj drejt një analize mbi preferencat e publikut dhe nivelin e komunikimit që pëlqehet aktualisht nga masa, duke mbajtur një qëndrim kritik ndaj përdorimit të fjalorit denigrues për të tërhequr vëmendje.

“Po më dhimbset “intelektualizmi” sepse të të pëlqejë masa për “pirdh pirdh se lirohesh” apo “të q*fsha robt” do të thotë qartazi se masa të shikon si qenie njështresore dhe argëtohet qamet me ty.

Më ruajt Zoti mendt e kokës nga ky delir,” theksoi ajo në deklaratën e saj.

Ceno e përfundoi reagimin duke refuzuar përshtatjen me këto standarde për përfitime financiare: “Nuk do isha e lumtur po të ushqeja dembelizmin intelektual për dy groshë më shumë në xhep. Sigurisht kjo ka kosto dhe nuk mund të kesh një formim prej amebe.”

Ajo e mbylli postimin e saj me fjalët: “Për ta mbyllur unë them: “Fol fol se lirohesh, paramec””.

Të Ngjashme