Moderatorja e njohur Roza Lati, e cila prej disa javësh ka ndarë me publikun faktin se është në një lidhje dashurie, vazhdon të mbajë të fshehtë identitetin e partnerit të saj.
Por, sipas thashethemeve që po qarkullojnë në rrjet, bëhet fjalë për Xhonatan Islamin, ish-banorin e “Big Brother VIP 2” dhe parashutistin profesionist.
Dyshja janë parë së bashku në Gjirokastër, ku Xhonatan po merr pjesë në një kampionat fluturimi dhe Roza ka qenë e pranishme për ta mbështetur.
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një deklaratë publike për lidhjen e tyre.
Fansat mbeten në pritje të konfirmimit të këtij çifti të përfolur, ndërkohë që spekulimet vazhdojnë të rriten.
lokimagazine