E ftuar në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH 1, mjekja kardiologë Daniela Teferiçi u shpreh se të rinj në moshë të re po pësojnë infarkte. “Është ulur mosha e shfaqjes së sëmundjes kardiovaskulare, e sëmundjes së bllokimit të enëve të gjakut, e pavarur kjo nga viroza. Sepse zemra ka shumë sëmundje. Kemi të rinj 30-35 vjeç të cilët bëjnë infarkte sigurisht që kjo është dhe gjenetike por stili i pashëndetshëm i jetës, mënyra e të ushqyerit, jeta sedentare rrisin ndjeshëm predispozitat e këtyre sëmundjeve”, u shpreh mjekja kardiologe Daniela Teferiçi.
Mjeku Epidemiolog, Specialist pranë Institutit të Shëndetit Publik, Artan Simaku u shpreh se gripi edhe pse është një sëmundje të cilën e konsiderojmë të lehtë mund të sjellë sëmundje të tjera duke filluar nga më të lehtat deri tek ato më të rënda.
“Duhet të sqarojmë edhe një koncept tjetër, përveç sëmundshmërisë kronike që do thotë se pacienti vuan nga disa javë në disa muaj nga sëmundja bazë janë dhe komplikacionet nga Covid apo gripi dhe të viruseve të tjerë respirator ku komplikacionet janë të menjëhershme ose brenda disa ditëve. Pavarësisht se gripi është sëmundja më e shpeshtë që haset në çdo stinë, ka një spektër siç është nga një sëmundje shumë e lehtë deri tek pacient me shenja klinike të rënd që çojnë deri në vdekje. Gjithashtu gripi nxjerr në pah edhe një sëmundje që mund ta kesh por edhe nuk e di siç është diabeti ose dhe sëmundje të tjera të cilat mbas kalimit të një gripi apo një virozë i nxjerr në pah këto shenja të kësaj sëmundje” u shpreh mjeku Epidemiolog Artan Simaku
bal