Lajme

Të shtëna me armë në metronë e Nju Jorkut, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Nju Jork, ku të shtënat me armë zjarri në një stacion metroje kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Mediat e huaja bëjnë me dije se nga të shtënat me armë zjarri në stacionin e metrosë humbi jetën një person dhe u plagosën 5 të tjerë.

Dy grupe të rinjsh kanë pasur një debat, i cili ka degraduar në përdorimin e amës së zjarrit, duke i shkaktuar vdekjen një 35-vjeçari kalimtar.

Po ashtu mbetën të plagosur një vajzë 14-vjeçare, një djalë 15-vjeçar, një grua 29-vjeçare dhe dy burra 71 dhe 28 vjeç. Të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autoritet po punojnë për arrestimin e autorëve.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo