Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Vushtrri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 8 gusht, rreth orës 20:19, në rrugën “Daut Jashari”.
Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë dhe tetë gëzhoja.
Dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë arrestuar dhe intervistuar.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit ata janë liruar në procedurë të rregullt. / BS
