Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

Një person dyshohet se është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ndodhen dy prokurorë dhe njësitë përkatëse.

“Dy prokurorë janë në vendin e ngjarjes, si dhe të gjitha njësitë relevante. Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Pejë. Një person, si pasojë e të shtënave, është plagosur. Më shumë nuk mund të jap detaje për momentin”, ka deklaruar Nikçi./teve1.info/

Të Ngjashme