Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar nga të shtënat me armë zjarri sot në rrugën ”Mon Balaj” në Prishtinë.

Lajmin për tëvë1.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci, i cili tha se të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor

“Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Mon Balaj” në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia në mënyrë aktive po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave që dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, ka deklaruar ai.