ShowBizzz

Telashe për Gerard Depardieu: Arrestohet në Francë me akuza të reja!

Mediat franceze po raportojnë se aktori Gérard Depardieu është në paraburgim nga policia, për t’u marrë në pyetje në lidhje me akuzat e bëra nga dy gra se ai i ka sulmuar seksualisht në xhirime.

Transmetuesi BFMTV dhe e përditshmja Le Parisien raportuan se aktori 75-vjeçar u thirr të hënën në mëngjes nga policia e Parisit dhe u vu në paraburgim. Policia e Parisit tha se nuk ishte e autorizuar të komentonte dhe i drejtoi pyetje zyrës së prokurorit të Parisit, e cila tha se nuk kishte asnjë koment “në këtë fazë”. “Ne nuk kemi asnjë informacion për të komunikuar ose konfirmuar përpara se të vlerësojmë ndonjë akuzë dhe udhëzime eventuale”, tha zyra në një përgjigje me email ndaj pyetjeve nga Associated Press.

Telashe për Gerard Depardieu: Arrestohet në Francë me akuza

TS Poll - Loading poll ...

Një nga avokatët e Depardieu, Christian Saint-Palais, u pa duke hyrë në një zyrë policie në lagjen e 14-të të Parisit, pasi drekonte në një restorant aty pranë. “Nuk ka nevojë të më bëni pyetje”, tha ai. “Ju e dini shumë mirë që një avokat nuk mund të flasë në këtë fazë të procedurës dhe personalisht më vjen keq që kanë folur persona të tjerë, ndaj nuk do të bëj asnjë koment”.

Depardieu ka mohuar keqbërjen. Në një letër të hapur tetorin e kaluar, ai tha: “Unë kurrë nuk kam abuzuar me një grua”.

BFMTV dhe Le Parisien raportuan se thirrja e policisë lidhet me akuzat për sulm seksual të ngritura nga dy gra që e akuzojnë atë për ngacmim gjatë xhirimeve – njëra në 2014, tjetra në 2021.

Telashe për Gerard Depardieu: Arrestohet në Francë me akuza

Depardieu është akuzuar gjithashtu nga gra të tjera për ngacmim, përkëdhelje ose sulm seksual ndaj tyre. Atij iu dorëzuan akuza paraprake për përdhunim dhe sulm seksual në vitin 2020 pas akuzave nga aktorja Charlotte Arnould.

Depardieu shihej prej kohësh si një ikonë kombëtare në Francë. Ai ka qenë një ambasador global i filmit francez dhe ka gëzuar famë ndërkombëtare me disa role në Hollyëood.



bal