Meteorologu i MeteoAlb, Hakil Osmani, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania me gazetaren Alba Xhani, dha parashikimin e detajuar për fundjavën dhe të gjithë javën, duke paralajmëruar se termometri pritet të ngjitet deri në 41°C në disa qarqe të vendit.
Sipas tij, 15-ditëshi i parë i muajit do të jetë më i nxehti dhe me mungesë të theksuar të reshjeve, ndërsa vlerat më të larta termike do të regjistrohen në qytete si Elbasani, Berati, Tirana, Gjirokastra dhe Shkodra. Ndërkohë, lehtësimi i vetëm pritet vetëm pas mesit të muajit, ku temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë dhe do të shfaqen rrebeshet e para të shiut.
“Dita e sotme në fakt mbetet me temperatura shumë të larta, ku presim që sërish maksimumet të jenë rreth 10 gradë më të larta se vlerat normale, duke bërë që të regjistrohen temperatura shumë pranë vlerave 41°C. Qarqe të cilat do të jenë dhe me temperaturat më të larta mbeten Elbasani dhe Berati, por po ashtu edhe kryeqyteti do të afrohet shumë pranë vlerave 40°C. Gjirokastra dhe Shkodra pritet po ashtu të kenë temperatura të cilat do të jenë rreth vlerës 40°C.
NEWS Trafikonte lëndë narkotike/ Policia i sekuestron 54-vjeçarit në Tiranë apartamente dhe garazh me vlerë 420 mijë euro, pasuria me burime kriminaleEdhe vija bregdetare, për të gjithë ata të cilët do të pushojnë gjatë kësaj fundjave, pritet që të ketë temperatura mjaft të larta, duke bërë që aty të luhaten nga 36 e shumë pranë vlerave 39°C. Zona e cila do të jetë më e freskët mbetet juglindja e territorit shqiptar, duke bërë që aty maksimumet të luhaten nga 30 deri në vlerën 33°C.
Për sa i përket kushteve atmosferike, pritet që të jetë një fundjavë me intervale të gjata me diell, ku më të dukshme këto do të jenë në vijën bregdetare dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët. Në zonat malore herë pas here vetëm gjatë orëve të pasdites pritet të ketë kalime të lehta të vranësirave, duke bërë që vetëm në skajin verilindor të krijohen intervale shumë të shkurtra kohore me mundësira për rrebeshe të izoluara shiu. Pjesa tjetër e territorit do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.
NEWS FIFA i plotëson çdo kërkesë Argjentinës, ndaj Anglisë do të bëjë ndryshimin e madhEdhe pse kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit deri në mesjavë, duke bërë që maksimumet të zbresin rreth vlerës 38°C, sërish pjesa e dytë e javës ka sinjale të riaktivizojë valët e të nxehtit të cilat kanë përfshirë territorit shqiptar përgjatë kësaj fundjave. Tërhiqen lehtësisht nga territori shqiptar, deri ditën nga e hëna dhe deri ditën e mërkurë, dhe më pas sërish riaktivizohen duke bërë që maksimumet në vendin tonë të ngjiten shumë pranë vlerave 40-41°C, duke bërë që java e parë e muajit gusht të ketë temperatura shumë të larta.
Pjesa e dytë e javës, duke qenë se kemi dhe këtë rritjen e menjëhershme të temperaturave të ajrit kryesisht në zonat veriore, krijohen mundësi për rrebeshe konvektive. Janë rrebeshe të cilat krijohen në një zonë shumë të vogël gjeografike në afate të shkurtra kohore dhe bëjnë që të kemi rrebeshe të cilat zgjasin nga 5 deri dhe në 10 minuta.
NEWS Tjetërsimi i pronave, aksion në Kadastrën e Durrësit: 12 të arrestuar dhe nën hetim (zbardhen emrat)Të paktën deri në 15-ditëshin e tij të parë pritet që temperaturat e ajrit të jenë shumë të larta, në 40°C apo lehtësisht edhe të tejkalohet kjo vlerë. Pjesa e dytë e gushtit pastaj sjell një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit, duke bërë që në rang territori maksimumet të luhaten në vlerën 36-37°C.
Por po ashtu pjesa e parë e këtij gushti pritet që të jetë kryesisht në dominimin e motit të qëndrueshëm, pra kemi mungesë të reshjeve, ndërsa në 15-ditëshin e dytë pritet dhe ka sinjale që edhe rrebeshet e shiut të jenë disi më prezente”, u shpreh Osmani.
