Porja tha se fundjava do të shoqërohet me temperatura relativisht të larta por jo si fundjava që kaloi e cila kishte temperatura më të larta sa shënohen gjatë muajit qershor.
Meteorologia Lajda Porja e ‘Meteoalb”, në një lidhje live News24 foli për parashikimin e motit për ditët në vijim.
Sipas meteorologes vera ka nisur shumë herët duke shënuar temperatura deri 36 gradë të cilat janë më të larta se normalja e qershorit. Qershori normalisht duhet të ketë temperatura deri 30 gradë.
Pas ditëve me diell dhe temperaturave të pazakonta për qershorin, rikthehen reshjet e shiut. Një mase ajrore e paqëndrushme nga Europa veriore ven drejt gadishullit të Ballkanit.
Sipas sinoptikanëve, temperaturat pritet të ulen disa gradë, ndërsa në disa zona do të kete rrebeshe shiu.
“Mëngjesi i sotëm edhe për shkak të vranësirave në veri dhe në zonat qendrore duke është dukur pak më i freskët. Ndërsa në jug ka vijuar moti i kthjellët.
Masat ajrore të nxehta duke qenë se dhe fokusin e kanë në jug lindje dhe epiqendrën e kanë në Greqi edhe gjatë kësaj javë jugu do të ketë temperatura të larta.
Gjatë ditës së sotme temperaturat kanë qenë më të larta në Berat dhe Gjirokastër ku termometri do të shkojë 36 gradë celcius.
Ndërsa në zonat malore temperaturat do të shënojnë 32 gradë, të cilat janë shumë të larta Kukësin për Hasin. Po ashtu edhe qarku i Korçës të jetë me këto vlera.
Parashikohet që edhe vija bregdetare të ketë 33 dhe 34 gradë. Po ashtu edhe Tirana do të regjistrojë 34 dhe 34,5 gjatë ditës së sotme. Vranësirat do ët largohen gjatë mesditës dhe do të jenë vetëm në zonat malore.
Parashikohet që deri ditën e mërkurë moti të jetë kryesisht i kthjellët por do të kenë një ndryshim pasi do të rritet lagështia e ajrit pra kjo lagështi bën që ne ta ndiejmë të nxehtin më shumë.
Psh. Në qoftë se në Tiranë regjistrohet 34 dhe qielli është i vranët ajo ndihet si 39 gradë. Këtë ne e njohim në zhargonin popullor si zagushi dhe na bezdis shumë. Parashikohet që ditën e mërkurë dhe të enjte të ketë një rënie të lehtë në disa zona shtohet mundësia për reshje të pakta në veri.
Ka sinjale që fundjava të jetë pak më e freskët krahasuar me fundjavën që lamë pas. Fundjava është sigurisht për plazh kjo nuk diskutohet se flasim për fundjava shumë të nxehta dhe nxehta.
Në qoftë se e krahasojmë me verën e kaluar e cila ka qenë ekstreme e nxehtë kjo verë do të jetë e nxehtë.
Por në qoftë se flasim vetëm për qershorin e kaluar kemi një ndryshim, pasi ai i vitit të kaluar ka qenë i freskët me reshje dhe ka nisur vonë vera. Ajo ka nisur vonë në korrik dhe ka zgjatur më shumë dhe ka qenë super e nxehtë.
Ky qershor ka nisur me temperatura të larta duke qenë më të larta se qershorin e kaluar. Pra jemi të prekur nga i nxehti afrikan pasi qershori normalisht nuk duhet t’i kalojë 30 gradë celcius”- ka thënë sinoptikania Lajda Porja për News24.