Atmosfera në shtëpinë e BBVA është ngarkuar sërish me tension pas një debati të ashpër midis dy banorëve, Romeos dhe Gracianos.
Konflikti ndodhi menjëherë pas një debati të mëparshëm mes Ilnisës dhe Erjolës, duke treguar se nervozizmi dhe emocionet e forta janë bërë pjesë e përditshmërisë së banorëve të shtëpisë më të vëzhguar në vend.
Balerini Graciano u vu në një situatë të vështirë kur këshilloi moderatoren Erjola të mos përdorte fjalë të pista. Pastaj Romeo, i cili nuk ngurroi të përplaset verbalisht me Gracionon, i thotë atij që të mos ndërhynte në çështjet e banorëve të tjerë.
Konflikti u përshkallëzua me shkëmbime të ashpra fjalësh dhe akuzash. Ndërsa dy djemtë shfaqnin mosmarrëveshjet e tyre.
Pjesë nga debati:
Romeo: “Çfarë do që futesh në mes të asaj gocës?”
Graciano: “Çfarë të duhet ty?”
Romeo:”Mua? Çfarë të më dojë qefi.”
Graciano: “Edhe mua çfarë të më dojë qefi. A din të bësh ndonjë punë tjetër përveç se të merresh me mua?”
Romeo: “Mos u merr me atë gocën i pafytyrë.”
Graciano: “Stop me mua se je i vogël, vazhdo të rritesh.”
Romeo: “Ik o njeri fallco.”
Graciano: “Mos më çaj kaptinën edhe vazhdo tani e bëj dërr dërr.”
Romoe: “Çfarë janë këto ofendime more?”
Graciano: “Nuk është ofendim, është zhargon tiransish që kaptina çahet.”
Romeo: “Po çfarë ke o zemra ime?”