Piam Payne vdiq më 16 tetor pasi ra nga një dhomë hoteli në Argjentinë në rrethana të paqarta dhe pas një muaji, tensioni është ende i dukshëm mes rrethit të tij të brendshëm: stafit dhe familjes.
Në fakt, të afërmit e tij tashmë kanë zbuluar se menaxheri i tij Roger Nores, nuk do të jetë i “mirëpritur” në funeralin e tij në Wolverhampton, në vendlindjen e tij, ku do të marrë pjesë familja dhe rrethi i tij i ngushtë.
Kanë qenë vetë të afërmit e Payne ata që kanë siguruar që Nores “nuk është i mirëpritur” në lamtumirën dhe se prania e tij do të shkaktonte një “tension”, sipas një mik të familjes për “Daily Mail”.
Ata shtojnë se menaxheri i Payne “nuk ka qenë kurrë i njohur” me “rrethin më të gjerë” të yllit të ndjerë, një arsye tjetër pse ai nuk është ftuar.
Është raportuar se menaxheri “e vizitoi Payne në hotel tri herë në orët para rënies dhe vdekjes së tij”. Prokuroria argjentinase ka akuzuar tre persona në çështjen që po heton për vdekjen e britanikut.
bal