Lajme

Tensionet në Veri, Von der Leyen: Dialogu e vetmja zgjidhje

Ditën e nesërme në Tiranë do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku të pranishëm do të jenë dhe dy kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Ana Brnabiç. Kjo është hera e parë që dy kryeministrat do të ulen në një tryezë pas sulmeve të 24 shtator në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë efektivi i policisë, Afrim Buanjaku.

E pyetur lidhur me këtë presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen , theksoi se zgjidhja e vetme për këtë situatë është diaologu i Bashkimit Euroipian.

“Marrëveshja e Ohrit është ajo që u arrit në shkurt dhe mars janë bazat për pajtimin nëpërmjet dialogut të BE. Është shumë e rëndësishme si Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezë që të normalizojnë marrëdhënien e tyre. Rruga e duhur është dialogu i BE”, tha ajo.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama bëri me dije se gjatë takimit të nesërm është programuar një diskutim ku të pranishmit do të bisedojnë lidhur me problemet e rajonit, ku pritet të flitet edhe për situatën në veri të Kosovës, mirëpo nuk është qëllimi i këtij Samiti gjetja e një zgjidhje.

“Procesi i Berlinit është një proces i cili lidhet me nxitjen e  vazhdueshme të gjitha vendeve të rajonti drejt BE, lirisë së lëvizjes së njerëzve, kapitaleve dhe shërbimeve. Tipikisht ky proces dhe samitet e këtij procesi nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale por bë programin e samitit që është përgatitur prej shumë kohësh në harmoni me kancelarinë gjermane dreka e punës e liderëve do ti kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Pra, hapësira për një diskutim të hapur mes të pranishmëve është e progrmuar por nuk është një samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhjen për probleme që edhe si e tha presidentja lidhur me çështjen konkrete janë probleme që duhen zgjidhur nën ombrellën e BE”, tha Rama.