Lajme

“Tentoi të djegë një fëmijë…”, zbulohet e shkuara kriminale e Altin Çokut

Një tjetër grua i dha fund jetës së saj pas shantazheve dhe bullizimit në rrjetet sociale. 27-vjeçarja Sibela Abedini, nënë e një vogëlusheje vetëm 2 vjeç, u hodh nga kati i katërt i një pallati në zonën e Kamzës, pasi tik-tokeri i njohur Altin Çoku publikoi në rrjetet sociale një foto intime me të renë nga dhoma e hotelit ku dhe kishin qëndruar bashkë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur gazetarja Klodiana Lala në “Open”, e cila u shpreh se Çoku është një person me precedent të theksuar kriminal.

Gazetarja u shpreh se ka qenë i dyshuar për vrasje, madje ka tentuar të djegë një fëmijë të vogël për të mbajtur përmes shantazhit ish-partneren. Sakaq, gazetarja u shpreh se po ashtu Çoku është kapur me dy armë.

Ajo tha se Çoku shfrytëzonte problemet e tij shëndetësore, madje edhe në rrjetet social shprehej se mund nuk mund të bënte më shumë se 3 ditë burg.

“Altin Çoku ka qenë i dyshuar për vrasje, ka tentuar të djegë një fëmijë të vogël për të shantazhuar një ish-partnere të tijën për të mos u ndarë. Fëmija në këtë rast kishte lidhje familjare me partneren në fjalë. Më pas është kapur nga komisariati nr.1 me dy pistoleta që nuk bëjnë qitje”, tha Lala.

Altin Çoku u arrestua sot nën akuzën “shkaktim vetëvrasje”. Altin Çoku ka mohuar që ai të ketë publikuar foton intime me Sibelën. Ai ka thënë se foto është publikuar nga një shok i tij. Në një bisedë live në Tik Tok me Cllevio Serbianon, Altin Çoku pretendon se foton intime me 27-vjeçaren nuk e ka publikuar ai, por një shok i tij.

Sipas versionit të Çokut shoku ka publikuar foton e të resë nga teli i Çokut kur ky i fundit ka qenë në banjo, pasi sipas tij ai e mban telefonin pa kod.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo