Lajme

Tentoi të vriste ish-vjehrrin duke e përplasur me automjet, arrestohet 48-vjeçari

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 48-vjeçar pasi ka tentuar të godasë për vdekje me makinë ish-vjehrrin e tij.

48-vjeçari Ervin Çeka ka përplasur me automjet biçikletën me të cilën po lëvizte në korsinë e dedikuar 68-vjeçari, ish-vjehrri i tij. 68-vjeçari është dërguar në spital dhe fatmirësish është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar automjeti që drejtonte shtetasi Ervin Çeka.

Njoftimi:

Tentoi të vriste ish-vjehrrin e tij, duke përplasur me automjet, biçikletën me të cilën ai po lëvizte, në korsinë e dedikuar, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti që drejtonte 48-vjeçari. Ervin Çeka

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, biçikletën me të cilën lëvizte një 68-vjeçar, në korsinë e dedikuar, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. Ç., 48 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Ky shtetas, më datë 02.03.2024, në rrugën “Marin Biçikemi”, dyshohet se për motive të dobëta, me automjetin që drejtonte, ka përplasur me dashje biçikletën me të cilën po lëvizte në korsinë e dedikuar për biçikleta, ish-vjehrri i tij, shtetasi A. U., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo